Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në PD ka vend për të gjithë, duhet të kemi të njëjtin vizion për masakrën zgjedhore, jam shënjestër e sulmeve denigruese


Partia Demokratike po zhvillon mbledhjen e Kryesisë së saj tre javë pas zgjedhjeve të 25 prillit nga të cilat dolën humbëse.

Në fjalën e tij me anëtarët e kryesisë Kryetari i PD-së Lulzim Basha mësohet të ketë thënë se nuk duhet të ketë mendime të ndryshme për zgjedhjet.

Basha ndër të tjera ka thënë se “në parti ka vend për të gjithë, për idetë e gjithësecilit, nuk mund të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet”.

Më tej kryedemokrati thotë se pas zgjedhjeve është bërë “fushatë denigruese” ndaj tij.

Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurrë për një HAJDUT tjetër më të madh, apo një ortak më të zotë të bandave dhe mafias.”- tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *