Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm grek vjen nesër në Shqipëri, çfarë shkruajnë mediet greke


Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të takohet nesër me homologun e tij shqiptar, për zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon.

Mediet greke shkruajnë se Dendias do të diskutojë me ministrin Gent Cakaj, çështja e zgjidhjes së kufijve detarë

Çështja është lënë pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen për Detin, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

Javën e kaluar, Dendias vizitoi dhe Kosovën, ku sipas medieve greke u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë, nëse çështja Zonës Ekskluzive Ekonomike mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë.

“Me përfundimin e marrëveshjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, ‘fronti perëndimor’ i ZEE-së greke mbyllet. Hapet rruga për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në 12 milje në Jon në mënyrën që Athina dëshiron.”- shkruajnë mediet greke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *