Vendosni fjalën kyçe....

Basha ftesë në Kryesi për bashkim në betejën për ndryshim


 

Kreu i PD-së Lulzim Basha në diskutimet e mbledhjes së Kryesisë përtej debateve me Fatbardh Kadillin ka bërë ftesë për bashkim në betejën për ndryshim.

Basha tha se fushata provoi se mund t’i bëhej ballë propagandës dhe të shkatërrohet me zemër dhe shpresë.

Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot! Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”- tha Basha.