Vendosni fjalën kyçe....

Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Zgjedhjet u vodhën dhe u blenë


Prej orës 19:00 Partia Demokratike ka filluar mbledhjen e Këshillit Kombëtar po diskutojnë zhvillimet që do ndërmarrë partia dhe rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në mbledhje ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën nga shumica socialiste. Ai ka shtuar se këto zgjedhje u blenë.

Për Bashën, në PD ka vend për të gjithë, por ripërsërit se s’duhet të ketë vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, PD-në e pret një sfidë e madhe përpara, por nuk duhet harruar ajo çfarë u ndërtua si dhe mbështetja nga shqiptarët e demokratët.

‘’E gjithë struktura e PD funksionoi. Ajo që pamë është se u përballëm me një strukturë kriminale të blerjes së votës. Ka vend për të gjithë në PD, por kam bindjen se s’duhet të kemi vizione të ndryshme për zgjedhjet e 25 Prillit.

Nëse pajtohemi me atë që ka ndodhur në 25 Prill, nuk mund të drejtojmë gishtin në këtë sallë. Nëse e bëjmë, i japim kundështarit tonë një armë më shumë. Shqiptarët e duan ndryshimin ndaj duhet të jemi të bashkuar dhe ti prijmë ndryshimit. Nuk do përballemi me ta me të njëjtin monedhë. Larg krimit, bandave dhe korrupsionit. Ka qenë është dhe do mbetet vizioni im çdo kohë.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe cfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët.‘’- tha Basha.

Ndërsa në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar më herët, u vendos që partia të shkojë në zgjedhjet për kryetarin e ri që do zhvillohen në 13 qershor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *