Vendosni fjalën kyçe....

Nishani: Qytetarët nuk na besuan për ndryshimin, Basha të japë dorëheqjen


Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme deklaroi përpara anëtarëve se baza e partisë është e dëshpëruar nga humbja.

Ai, gjatë mbledhjes bëri një analizë politike ku drejtoi gishtin te mos frymëzimi i njerëzve për të dalë për të votuar që sipas tij është përgjegjësi e lidershipit deri më tani të PD-së.

Nishani tha se pas vendimeve të gabuara si djegia e mandateve, apo mos hyrja në zgjedhjet lokale i dëshpëruan anëtarët por përsëri ata u rikuperuan ndërsa me humbjen në 25 prill ata janë masivisht të dëshpëruar.

Nishani kërkoi që të gjykohen faktet historike politike dhe krahasoi humbjen e 2021 me humbjen e 2013 kur sipas tij u dorëzua pushteti persona të ndryshëm morën përgjegjësi personale politike.

Shkaqet e fitores së PD-së këtu janë të ndryshme me ato në Gjirokastër, ato të Korçës të ndryshme nga ato të Beratit. Ndaj momenti i kësaj mbledhje nuk është i duhuri. Analiza përfundimtare dhe konkluzioni përfundimtar duhet të bëhet në fund, në këtë forum. Të nderuar anëtarë situata sot në bazën e partisë sot është dramatike, demokratët janë të zhgënjyer, janë zemërthyer, besim humbur si asnjëherë më parë, njësoj si në humbjen e 2013. U dëshpëruam kur u zhgënjyen nga protesta e çadrës por përsëri e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga marrëveshja e majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve përsëri e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga aksioni që e nisi me djegien e mandateve në parlament, përsëri e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga bojkotimi i zgjedhjeve të 2019 përsëri e rikuperuan atë. Sot dëshpërimi është në një përmasë të paimagjinueshme. Kush nuk e njeh këtë situatë që është në bazë nuk e njeh fare realitetin edhe nuk duhet kursesi që të gjykojë në emrin e atyre njerëzve atje, nuk duhet të gjykojë punën e tyre sakrificat e tyre, problemet që hasin kur përballen me këtë. PD-ja ka paraqitur pretendimet e saj provat e saj që gjykon për masakrën zgjedhore. Kjo është normale, është detyrë dhe shumë mirë që e kemi marrë këtë proces. Por ky është një proces që ne vetëm e iniciojmë atë por ne nuk vendosim për.

Ajo që ne mund të bëjme sot, sipas mendimit tim është gjykimi i fakteve politike që as i ndryshojmë dot dhe as u kundërshtojmë dot.

Në 25 prill vetëm 46% e qytetarëve u bindën u sensibilizuan dhe u angazhuan me pjesëmarrjen në votime. Në gjykimin tim, e abandonuan dhe nuk ishin dakord me qeverinë, por nuk erdhën dhe na besuan. Historia e ndryshimeve politike kudo ka treguar se kur populli është i motivuar për ndryshim ai derdhet si dallgë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin. Ne vetë e premtuan në fushatë por dështuam ta realizojmë dallgën popullore. PD-ja me formulën elektorale që u paraqit arriti të marrë më shumë vota se në 2017 por më pak se në 2013 kur humbëm e lamë pushtetin dhe shumë njerëz morën përgjegjësi personale politike”-tha Nishani ndër të tjera.

Ndërsa më tej Nishani në fjalën e tij kërkoi që Basha të japë dorëheqjen por nuk e cilësoi si zgjidhjen e vetme.

Nishani kërkoi që të ngrihet një komision që të analizojë në çdo qelizë te partisë situatën

“Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie.

Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim që jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri, për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum.

Komisioni mund të ketë marrë vendime të gabuara, por është e pamoralshme t’u thuash të përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin”-deklaroi Nishani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *