Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Çdo krim ndaj territorit të trajtohet njësoj si lufta kundër krimit të organizuar


Në mbledhjen e sotme lidhur me mbrojtjen e territorit, kryeministri Edi Rama ka folur për ndërtimet pa leje, nga ku ka theksuar se çdo krim ndaj territorit është i pabarabartë me të tjerët dhe se policia duhet të jetë në gatishmëri. 

Policia sipas tij duhet t’i trajtojë këto krime me të njëjtin prioritet si lufta kundër krimit dhe korrupsionit apo edhe trafikut të drogës.

Rama tha se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër.

“Me ndërhyrjet e fundit në kodin penal në ligjin për disiplinimin e ndërtimeve edhe nga ana tjetër kërkohet një paketë e re aktesh nënligjore.

Të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qartë për të gjithë. Është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu në rradhë të parë se çdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër.

Duke cënuar pronën publike apo private duke cënuar planet e zhvillimit buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo financiare si rezultat i inercisë së një procesi legalizimesh që përndryshe s’ka për të përfunduar kurrë në rast se nuk vihet pika në fund.

Kemi ndërtimet me leje që bëhen vatra abuzive ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin zhvillimin dhe për të ardhmen. Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në çdo centimetër territorin këtë e tregon 1 fakt i thjeshtë.

Kur vjen puna për një murë një çati në fund të botës në zona rurale gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari. Për abuzime në zona turistike në buzë të rrugës që nga velipoja deri në sarandë atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.Vendosim kontroll absolut në territor.

Paketë aktesh rregullatore mbi të cilat duhet të funksionojë kjo fazë e re ku sikurse e tha dhe ministri i brendshëm çdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë i barasvlefshëm me çdo aspekt të saj që nga krimi korrupsioni te trafiku i lëndëve narkotike.  

Është e pamundur të lejohet të tolerohet një situatë e tillë, ku në komisariate mos ketë asnjë rast marrje përgjegjësish ligjore ngeha ana e atyre që kanë detyrimin të ndjekin këtë aktivitet.“– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *