Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa rrëmben dy çmimet kryesore në “Brit Awards 2021”


Dua Lipa është fituesja e çmimeve kryesore në ceremoninë e “Brit Awards 2021”.

Dua fitoi çmimet “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë” për albumin e saj “Future Nostalgia”, duke e çuar në 5 numrin total të çmimeve që merr në këtë kompeticion gjatë karrierës së saj.

Gjatë marrjes së çmimit të parë, Dua pati edhe një mesazh për kryeministrin Boris Johnson, që të rrisë pagat për punonjësit shëndetësore që janë në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirusin.

Ajo tha se ia kushtoi çmimin e saj infermieres dhe pionieres së kujdesit shëndetësor Dame Elizabeth Anionwu. Ndërsa çmimin për albumin, ia kushtoi Folajimi Olubunmi-Adeëole, 20-vjeçarit që vdiq pasi u përpoq të shpëtonte një grua që kishte rënë në lumin Thames në muajin Prill. Ajo bëri thirrje që t’i jepej një çmim trimërie atij dhe Joaquin Garcia, i cili gjithashtu u përpoq të ndihmonte në shpëtimin e gruas.

“Brit Awards 2021” është ngjarja e parë e madhe muzikore në Britani, që nga fillimi i pandemisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, u shfaq e veshur me një fustan të verdhë, të stiluar nga Vivienne Ëestëood Couture, me një dekolte të theksuar ngjyrë lejla, që Dua e kishte kombinuar me takat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *