Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Infermierët kanë bërë punë heroike gjatë pandemisë, t’ju përmirësohen kushtet e punës


Presidenti Ilir Meta, ka një mesazh për infermierët shqiptarë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit.

Meta thekson se infermierët janë heronj në këtë kohë të pandemisë, ndërsa kërkon përmirësim të kushteve të punës për ta.

 “Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.

Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.”- shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *