Vendosni fjalën kyçe....

Me lot në sy, i biri familjes Haliti nga Gjilani del para mediave: Shqetësuese neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzës


Haki Haliti, djali i familjes Haliti nga Gjilani ka folur në një deklaratë për mediet për humbjen e babait, nënës dhe gjyshes.

Ai ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen duke thënë se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës, por atje iu bë vetëm një serum dhe i dërguan në shtëpi. Djali i përlotur ndërsa fliste, e ka konsideruar këtë një neglizhencë nga ana e mjekëve.

 “Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, se janë infektuar prej disa ushqimeve. Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës.

Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate – pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek.

Kam komunikuar me babin dhe kanë marrë vetëm një serum dhe ishin kthyer në shtëpi edhe pse nuk ishin në gjendje të mirë.

Gjendja ka qenë pak e rëndë. Nuk ka qenë e mirë, çdonjeri pa qenë mjek do e kuptonte që gjendja ishte e rëndë.

Mendimi im është që nuk guxon me u liru pacienti në atë mënyrë. Tre pacienta me simptoma të njejta, të lirohen nga spitali kjo është e pakuptueshme.”- tha Haki Haliti,

Ai ngriti dyshime dhe për versionin se prindërit dhe gjyshja e tij janë helmuar nga kërpudhat. Ai tregon se babai i tij mblidhte shpesh kërpudha dhe i njihte ato dhe s’mund të mos ishte treguar i kujdesshëm, ndërsa përmend edhe faktin që edhe qeni i tyre ka ngordhur, por që ai ka patur ushqimin e tij të veçantë dhe s’mund të jetë ushqyer me kërpudha.

 “Është shumë herët për me fol, ndjekja veç ka fillu, mjekësia ligjore besoj se ka me thënë fjalën e vet.

Ato procedurat janë kry, sepse edhe ligji nuk lejon me dal kufoma pa kryer procedurat kur vdekja është e dyshimtë. Ajo që më shqetëson më së shumtë është se kemi pas edhe një qen me prindërit, pse vdiq qeni?. Qeni ka pas ushqimin e vet, nuk ka ngrënë me prindërit.

Ajo më lë të mendoj që është shumë e dyshimtë, se mediet edhe për këtë desha me dal me fol. E kanë për përfitime apo si është puna, sepse e kanë cek rastin si ka ndodh pa fol me kërkënd vetëm për klikime. Kjo më ka prek shumë. Kisha pas dëshirë që kjo që them unë sot, të jetë verdikti i fundit.

Ushqimet që hamë ne nuk i ha qeni, qeni ka pasur ushqimet e veta kokrra dhe kjo është shumë e dyshimtë.

Babai ka dal shpesh dhe nuk është se nuk i njeh kërto gjëra. Ka dalë sepse ka qenë dëshira e tij, del nëpër male edhe e ka pasion. Mami i ka njoh gjithashtu shumë mirë kërpudhat se është rrit në fshat.”- shprehet i riu.

Djali i familjes Haliti ka treguar se ka ndërhyrë me njerëz të njohur për të kërkuar që prindërve dhe gjyshes së tij t’i jepej kujdesi i duhur shëndetësor në Tiranë.

Ai u shpreh se mjekët në Tiranë i kishin thënë se ishte shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë nga helmimi.

“Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë. Ne ishim tri ditë me vonesë.

Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së miqve, u bë e mundur që gjithçka që ka qenë e mundur në Spitalin e Tiranës. Është bërë çdo gjë që ka qenë e mundur në Tiranë.  Prindërit e mi ikën tani. Varrimi bëhet në orën katër e gjysmë në varrezat e qytetit Gjilan.”- tha djali.

Fotoja e fundit që Afrimi i dërgoi të vëllait


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *