Vendosni fjalën kyçe....

Jim Carrey surprizon stafin e filmit të ri, njërit prej tyre i dhuron një fuoristradë


Në setin e filmit të tij më të ri, aktori Jim Carrey ka bërë një gjest tepër bujar ndaj ekipit të tij.

Sipas TMZ, aktori 59 vjeçar organizoi një lotari për stafin dhe fituesi u shpall të premten në mëngjes. Ai ishte një operator i kamerës, i cili fitoi një makinë fringo të re “Chevy Blazer RS”.

Carrey thuhet se e bëri dhuratën si një gjest falënderimi për ekipin për punën e tyre të vështirë në film.

Aktori amerikan do të sjellë përsëri në jetë personazhin e lig Dr. Ivo Robotnik për vazhdimin e filmit të parë “Sonic The Hedgehog”, që do të shfaqet në vitin 2022.

“Sonic The Hedgehog” i vitit 2020 ishte një hit surprizë gjatë pandemisë, ai bazohet në një video lojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *