Vendosni fjalën kyçe....

“Më keq se CNN” – Trump kritikon Fox News


Presidenti amerikan i ka çuar kritikat e tij sporadike ndaj Fox News në një nivel të ri, duke e quajtur rrjetin ‘më keq se Fake News-i CNN’, kur bëhet fjalë për programin e fundjavës dhe i këshillon mbështetësit e tij që të shohin të tjera kanale.

Trump tha se Fox News thjesht nuk është ‘i shikueshëm’ gjatë pasditeve në fundjavë.

Është më keq se Fake News CNN.” –  shkroi Trump në Twitter, në ditën kur publiku po e ngushëllonte për vdekjen e të vëllait, Robert Trump.

Trump jo vetëm që e kritikoi mbulimin e Fox News, por ai gjithashtu ofroi mbështetësve këshilla se çfarë duhet të shihnin.

“Unë këshilloj të ndiqni OANN. Ata bëjnë një punë me të vërtetë të ndershme dhe të ekuilibruar!” – shkroi ai.

Megjithëse Fox News punëson disa nga mbështetësit më të fortë mediatikë të presidentit, si Laura Ingraham dhe Sean Hannity, Trump megjithatë e ka kritikuar rrjetin vitet e fundit.

Trump është posaçërisht kritik ndaj gazetarit të fundjavës, Chris Wallace, i cili ka qenë sidomos më kritik ndaj Presidentit sesa shumë personalitete të tjera në rrjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *