Vendosni fjalën kyçe....

Fitojnë Tirana e Laçi, ngjeshen kreu i renditjes e ‘zona e ftohtë’


Me tensione është shoqëruar fundi i ndeshjes mes Tiranës e Kastriotit në kryeqytet, sfidë e fituar nga kampionët në fuqi me rezultatin 1-0.

Bardheblutë kanë mundur të zhbllokojnë rezultati në minutën e 78-të me anë të Hoxhallarit duke marrë një trepikësh tejet të rëndësishëm.

Fitorja e mban Tiranën në garë për një vend në Ligën e Europës dhe teorikisht edhe për titullin kampion. Kastrioti nga ana e tij e sheh veten në pozita tejet të vështira pasi mbetet i rrezikuar nga zona e ftohtë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Laçi fitoi ndaj Apolonisë në transfertë duke i ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Ekipi nga Fieri mbetet në zonën e ftohtë të renditjes e do duhet të djersijë deri në fund për të shmangur rënien një kategori më poshtë.

Java mbyllet me takimet e mbrëmjes Skënderbeu-Partizani e Teuta-Bylis. Ditën e djeshme Kukësi arriti një fitore të pastër ndaj Vllaznisë 3-1.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *