Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në fuqi dënimin për Luan Dacin, gjyqtari revoltohet: Ky është puç, unë s’largohem nga KPA-ja


Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin ndaj anëtarit të pezulluar të KPA-së, Luan Dacin.

Daci u dënua me gjashtë muaj burg në shkallën e parë, një dënim i cili do t’i konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, gjyqtari Luan Daci ka thënë se nuk do të largohet nga KPA-ja.

Ai tha për gazetarët se do t’i bëjë urgjent rekurs këtij vendimi, ndërsa shtoi se nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale.

“Brenda dy ditësh do bëj rekurs, vendim haptas të ligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të ndodhë. Jo, nuk largohem nga KPA-ja.

Ligji le të thotë çfarë të dojë, kam 100 vota nga Parlamenti. Sot unë urgjent do të bëj rekurs deri nesër në drekë. Le të jetë vendim i formës së prerë, vendimi final i përket Gjykatës së Lartë.

Ky është një puç i mirëorganziuar, por do të dështojë. E drejta vonon, por nuk harron. Nuk ndodh në asnjë vend të botës të dënohesh pa vepër penale. Nëse nuk kryen një vepër të kundërligjshme, asnjëherë nuk ke faj, rrezikshmëri shoqërore. Në mënyrë absolute, të dyja vendimet do të prishen, janë të manipuluara.”-u shpreh gjyqtari Daci.

Anëtari i KPA-së Luan Daci, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *