Vendosni fjalën kyçe....

Ashpërsohet Kodi Rrugor, si ndryshojnë masat


Parlamenti ka miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor. Ndryshimet e reja parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugore si drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, përdorimi i celularit në timon ose shkelja e përsëritur.

Për sa i përket kolaudimit, makinat e reja nuk do e bëjnë atë në 3 vitet e para ndërsa makinat e përdorura do e bëjnë njëherë në dy vjet.

Ndërsa taksitë, ambulancat e autobusët do e bëjnë kolaudimin çcdo vit. Ashpërim gjobash do ketë edhe për parkim të gabuar. Nëse një person gjobitet tre herë për parkim të gabuar, do i hiqen pikë nga leja e drejtimit. Për përdorim celulari në timon gjoba do jenë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë.

Në rast përsëritjeje tre herë brenda vitit të kësaj shkeljeje, drejtuesit të mjetit i patenta për tre muaj si dhe pikët në patentë. Për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, përveç gjobës shoferët mund të përballen me heqje të patentës deri në dy vjet.

Për mosmbajtjen e rripit të sigurimit nga shoferi gjoba shkon nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë ndërsa në rastin kur rripin nuk e ka vendosur pasagjeri, gjoba është nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë.

Për sa i përket sigurimit të makinës, është parashikuar ngritja e një qendre informacioni për gjetjen e drejtuesve të mjeteve që u ka skaduar mvi 30 ditë siguracioni. Në këtë rast gjobat e parashikuara janë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *