Vendosni fjalën kyçe....

U akuzua se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, Gjykata lë në burg policin


Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë Kol Kola, i cili akuzohet se tentoi të përdhunonte një vajzë të mitur, 13-vjeçare.

Para trupave gjykuese, Kola ka thënë se “ngjarja është e sajuar” duke mohuar akuzat e ngritura kundër tij.

Polici 62-vjeçar banues në Lezhë, ka qenë me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë.

Ai u arrestua për shkak të dyshimeve se në datë 29 prill 2021, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare, nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.

Ai akuzohet për veprën penale, “Ngacmim seksual”, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale.

Sipas hetimeve të deritanishme, Kola ka shfrytëzuar rastin që e mitura ka qenë e pashoqëruar nga persona madhorë, e duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, e ka marrë të miturën në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim duke i thënë asaj se po e shoqëronte në komisariat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *