Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencën për çështjen e tenderit të ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes


Gjykata e Posaçme shpall moskopetencën për çështjen e tenderit të ushqimeve të bërë nga Ministria e Mbrojtjes në fillim të pandemisë së Covid-19.

SPAK mori të pandehur 3 zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes me akuzën për shkelje të barazisë në procedurat tenderuara gjatë karantinës.

Sipas GJKKO të dyshuarit, Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj duhet të akuzohen për “shpërdorim të detyrës”, që është kompetencë e gjykatës së Tiranës. Sokol Zaimi, me detyrë Drejtor (i komanduar), i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, ishte gjithashtu një ndër personat e tjerë të akuzuar.

Hetimet nga SPAK nisi pas një kallëzimi nga Partia Demokratike, se ky tender ishte kryer pa transparencë dhe fituese ishte shpallur një kompani kompjuterash nga Maqedonia.

Ministrja Olta Xhaçka, e cila në kohën e kryerjes së tenderit drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, është marrë gjithashtu në pyetje por nuk janë gjetur prova kundër saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *