Vendosni fjalën kyçe....

Aktivistët akuza princit të Lihtenshtajnit: Ke vrarë ariun më të madh në BE


Aktivistët mjedisorë kanë akuzuar një princ të Lihtenshtajnit se ka vrarë ndoshta ariun më të madh të gjallë në BE, në një ekspeditë gjuetie në Rumani në muajin Mars.

Ata thonë se Princit Emanuel von und zu Liechtenstein i ishte dhënë një leje për të qëlluar një ari femër që kishte shkaktuar dëme në disa ferma.

Por siç shkruan BBC, ariu që ai qëlloi nuk ishte një femër, por ishte ariu Arthur, një ari 17-vjeçar ngjyrë kafe.

Princi që jeton në Austri nuk është përgjigjur ende për këto akuza.

“Ne nuk kemi një problem personal me princin.”- i tha BBC-së Gabriel Paun i grupit mjedisor Agent Green. “Ne besojmë se shoqata e gjuetisë po plotësonte nevojat e tij.”

Zyra e Princit të Trashëguar të Lihtenshtajnit i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk e dinte sfondin e kësaj “çështje private dhe personale”. Por ai theksoi se natyra “ka qenë një nga shqetësimet themelore të Shtëpisë dhe është një element qendror i angazhimit të familjes për qëndrueshmërinë ekologjike dhe sociale”.

Roja i mjedisit kombëtar të Rumanisë ka nisur një hetim mbi vdekjen e ariut. Nuk ka asnjë verifikim nëse princit iu dha një leje gjuetie. Sidoqoftë, grupi Agent Green ka publikuar një dokument që duket se është një leje nga autoritetet për një shoqatë gjuetie në Covasna që i jep princit leje disa ditë në mars dhe përmban gjithashtu detaje mbi vdekjen e një ariu në fshatin Ojdula në Transilvani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *