Vendosni fjalën kyçe....

Rubio: Programi bërthamor i Iranit mbetet çështja kyçe në negociatat me SHBA



Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se ambiciet bërthamore të Iranit mbeten thelbësore në çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara, përcjell Fox News.

Duke iu referuar propozimit të fundit të Teheranit për të shtyrë bisedimet bërthamore në këmbim të heqjes së bllokadës dhe rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, Rubio theksoi se kjo çështje nuk mund të anashkalohet.

“Nuk kam asnjë dyshim se në një moment në të ardhmen, nëse ky regjim klerikal radikal mbetet në pushtet në Iran, ata do të vendosin se duan një armë bërthamore”, u shpreh ai.

Rubio shtoi se Irani duket i interesuar të dalë nga situata e vështirë ekonomike, por paralajmëroi se negociatorët iranianë mund të jenë duke fituar kohë.

Ai theksoi se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë në mënyrë përfundimtare që Iranit t’i pamundësohet zhvillimi i armëve bërthamore në çdo moment.