Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka dorëheqje, presidenti di vetëm të mbajë fjalën po të gjithë e dinë si i fitoi Babloku zgjedhjet” – Reagimi i Metës


Presidenti Meta ka deklaruar se di ta mbajë fjalën duke iu referuar premtimit të para pak javëve, se nëse kryeministri Rama do merrte 71 mandate, ai do dorëhiqej.

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Blushi, shkruan se Meta do dorëhiqej nëse kryeministri Rama do  merrte 71 mandate në mënyrë demokratikeduke ritheksuar se nuk do ketë dorëheqje.

“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje. E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE!” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *