Vendosni fjalën kyçe....

Garë ekonomike brenda BE-së, Rumania po parakalon Portugalinë


Prodhimi i Brendshëm Bruto i Rumanisë mund të kalojë atë të Portugalisë këtë vit. Të paktën këtë thonë projeksionet më të fundit që vijnë nga Rumania.

Vetë qeveria rumune pret që këtë vit Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit të tejkalojë shifrën e 200 miliardë  eurove në total. Për momentin, Rumania është vend i 7-të i Bashkimit Europian sa i përket popullsisë, por vetëm i 16-ti sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe vetëm i 27-ti sa i përket Prodhimit të Brendshme Bruto për frymë.

Të dhënat e Eurostat ndërkohë tregojnë se, ekonomia rumune i ka kaluar 170 miliardë eurot në vitin 2016 dhe 187 miliardë euro në vitin 2017, vit në të cilin ekonomia e vendit u rrit me një normë rekord prej 6.7%. Ekonomia portugeze ndërkohë, ka prekur shifrën e 194 miliardë eurove vitin e kaluar. Vitin e kaluar, Rumania kaloi ekonominë greke sa i përket dimensioneve.

Në shënjestër është edhe Çekia, me një ekonomi në 191 miliardë euro. Por, kjo e fundit po rritet me një hap më të shpejtë se Rumania, duke e bërë për këtë vit të pamundur parakalimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *