Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Uroj bandat e oligarkët për fitoren dhe Vuçiçin për sondazhet e sakta, i kërkoj falje Metës


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë reagimin e parë zyrtar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ajo tha se kjo ishte fitore e bandave dhe e oligarkëve që sipas saj kanë vjedhur votat. Ajo pranoi se opozita e Bashkuar ka ndjekur një strategji të gabuar sa i takon djegies së mandateve dhe mosmarrjes pjesë në zgjedhjet lokale.

“Të dashur miq, ju falenderoj nga zemra për gjithë suportin që i keni dhënë kandidatëve të LSI-së dhe LSI-së.

Së pari dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata janë fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve.

Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për Shqipërinë.

Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve, dua të falenderoj 170 mijë votuesit e vlefshëm dhe 81 mijë votuesit e pavlefshëm ku 71% e tyre janë të LSI-së.

Falenderoj qytetarët e ndershëm që nuk pranuan të intimidohen as të shiten por vazhduan luftën deri në fund.

Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe nuk refletoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale ku dashje pa dashje i dhamë të gjitha pushtetet në dorë Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve.

Kjo gjë, koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit ishte i drejtë dhe në emër të LSI-së dhe timin personal dua t’i kërkoj falje për këtë çast, veprim, qëndrim që nuk solli atë që 70% e shqiptarëve donin- ndryshimin, por solli vetëm rrëmbimin e pushtetit nga bandat e oligarkët.”- deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *