Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet nga pallati ku jetonte, humb jetën 44-vjeçari në Tiranë


foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një qytetar ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në rrugën “Gramoz Pashko”, ku një 44-vjeçar me inicialet E.K ka është hedhur nga pallati ku banonte. Është e paqartë se nga cili kat është hedhur por rrëzimi ka qenë fatal për të pasi ka humbur jetën në vendngjarje. 44-vjeçari dyshohet se vuante nga problem të shëndetit mendor.

“Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *