Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës, doli një fletëvotimi tepër


Pezullohet numërimi i votave në KZAZ-në numër 23 në Durrës, me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave.  Kjo për shkak se kishin dalë fletëvotimi tepër.

Sipas procesverbalit të publikuar nga “Balkanweb” pas mbylljes së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 votues, ndërsa gjatë numërimit ka rezultuar se në kuti kanë qenë 315 vota.

Si rezultat është hapur dhe kutia e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Për këtë arsye grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *