Vendosni fjalën kyçe....

Dibra ngjyroset blu, Xhelal Mziu feston me fishekzjarre: E munda për herë të 9-të Edi Ramën


Pas një gare të ngushtë ku njëherë dukej sikur po fitonte PS-ja e njëherë tjetër PD-ja, Dibra është ngjyrosur blu.

Fill pas përfundimit të procesit, simpatizantët e PD-së me në krye drejtuesin politik Xhelal Mziu, kanë nisur festën pasi kanë arritur të sigurojnë 3 mandate. Ndërsa socialistët kanë marrë dy mandatet e tjera.

Ndërsa dibranët festonin, Mziu doli në një prononcim për mediet ku u shpreh se ai e mundi për herë të 9-të Edi Ramën. Madje sipas tij, nëse partia në pushtet nuk do të kishte blerë vota, PD do kishte marrë dhe mandatin e katërt.

”Gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me votuesit dhe qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës të marrim një fitore mjaft të mirë e të dhimbshme nga përpjekjet kriminale të kësaj qeevrie për të tjetërsuar votat.

Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të 9-të Edi Ramën, dhe protagonistët kryesorë ishin dibranët. Fitorja i dedikohe çdo fituesi që votoi, që votoi nr.9, ndryshimin.

Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur. Me frymën që u krijua në këto 3 muaj, duke shkuar në çdo qytet, fshat apo shtëpi, ishin të gatshëm për të rrëzuar këtë qeveri. pse jo dhe për të marrë 4 mandatet, në 10 ditët e fundit u hodh në ofensive për blerje-votash, shantazhe, dhe çdo mjet për të vjedhur fitoren e PD por nuk ja arriti.

Shpresoj që në këto pak orë për gjithë Shqipërinë, të trokasë shpresa, fitorja në shtëpitë jo vetëm të dibranëve, por çdo shqiptari. Është e papranueshme të kemi këtë qeveri, që e ka shpopulluar dhe papunësi. Jam shpresëplotë nga votat e panumëruara dhe kjo qeveri duhet të dalë në opozitë, në të mirë të shqiptarëve, duhet të ikë kryeministri që të rikthehen ato gjysmë milion banorë në Shqipëri. Do gjendet një zgjidhje, jam i bindur që votat e qytetarëve do të jenë në kuti dhe do triumfojë shpresa, numri 9, qeveria Basha që ka jo vetëm platformë shpresëdhënëse por është koalicion më i gjerë, për ta shpëtuar shtetin nga një qeveri moniste. Duhet të marrë fund.”– deklaroi Mziu.

Rezultatet në Dibër:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *