Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet numërimi në Elbasan, PS humb për një votë mandatin e 9-të


Numërohen edhe votat në kutinë e fundit duke mbyllur numërimin në qarkun e Elbasanit, ku PS ka humbur mandatin e nëntë vetëm për një votë. Aktualisht po përfundohet procesverbali.

Ndërkohë PD ka marrë 6 mandate dhe LSI nuk siguruar dot asnjë mandat.

Për shkak se vetëm një votë ia ka lënë mandatin e 9 pa marrë, duket se qarku do të shkojë drejt rinumërimit në KQZ.

Në një prononcim për “Report TV”, Taulant Balla tha se sipas kalkulimeve të tyre, PS-ja e ka siguruar edhe mandatin e 9-të dhe shtoi se ai do të jetë me vëzhguesit për të hedhur në sistem të dhënat.

“Të paktën nga ajo që kanë administruar procesverbalet ekipet tona të vëzhguesve, na rezulton që i kemi kaluar votat e nevojshme për mandati e 9, pra kemi diferencë me 28 mijë vota me PD-në që na mundëson të marrim edhe mandatin e 9. Do jem me vëzhguesit për t’i hedhur në sistem, por besoj se jemi në rregull. Duhet të kuptoni që këtu ka disa rregulla matematikore, por besoj se jemi në rrugën e duhur.

Kjo është një mësim që fleta e votimit ishte e komplikuar dhe mund t’ju them që vetëm 6 mijë qytetarë që kanë dashur të votojnë për mua, kanë votuar edhe 12 edhe 8 dhe vota ka dalë e pavlefshme.”- tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *