Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha donte të bënte vëllavrasje mes demokratëve, koha të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 Janarit


Dy ditë pas protestës në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkoi falje demokratëve për skenat e dhunës së të shtunës, duke fajësuar për këtë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa fliste në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Pikat mbi I”, Basha tha se Berisha kërkonte të vënte vëllavrasje, ndërsa shtoi se ështës koha për t’u rimëkëmbur nga rrënojat që la protesta e 8 Janarit.

 “Mesazhi i parë i drejtohet demokratëve që sot ndihen të turpëruar nga skenat e dhunës, barbarisë, të orkestruara e zbatuara nga mendja e sëmurë e Sali Berishës që u përpoq të bënte realitet atë që parlajmëroi, se nëse PD s’do të kthehej në bunker për të, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. U përpoq ta bënte këtë në mënyrën më të shëmtuar. Këtë s’e meritonte PD.

Mesazhi i parë që kam ndaj demokratëve është që është koha të jemi afër njëri-tjetrit, të themi të vërtetat siç janë bazuar në fakte. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Berisha s’kishte ardhur thjesht me qëllimin për të shkaktuar vëllavrasje. Kjo tentativë ndryshoi edhe ndaj qëndrimit që mbajtën demokratët. I falenderoj për braktisjen reale që i bënë Berishës për të mbuluar skandalin e madh për t’u mbrojtur nga non grata amerikane.

I falenderoj ata që u thërritën si fasadë dhe panë që kriminelët nisën dhunën, u distancuan. I kërkoj ndjesë të gjithë shqiptarëve, uroj që ato pamje të mos mbesin gjatë në kujtesë. Ajo s’është PD, është dhuna e një njeriu që është në dëshpërim, e që këtë ankth do t’ia faturojë shqiptarëve.

Është kohët të rimëkëmbemi nga rrënojat e 8 janarit. Një PD ashtu siç e duan shumica e shqiptarëve, një parti normale, të hapur ndaj shoqërisë dhe halleve të qytetarëve.”- tha Basha.