Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me eksploziv në Shkodër në hyrje të një dyqani hidrosanitaresh


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës në afërsi të Institutit, përballë subjektit Elektro-Tek.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 00:50, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gjelosh Marku. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga ky incident, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 25.04.2021, rreth orës 00:50, në lagjen ‘Vojo Kushi’, Shkodër, në hyrje të dyqanit ‘Elektrotek’ (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M , ka shpërthyer një sasi e vogël  dyshohet lëndë plasëse,  ku ka vetëm dëme materiale.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Mirëpo ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit Sadetin Sula, i cili ka vrarë gruan para 5 vitesh ndërsa është dënuar me burgim të përjetshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *