Vendosni fjalën kyçe....

Fake News – Kandidatja e LSI përgënjeshtron lajmin për shoqërim në polici


Mbrëmjen e sotme u raportua në media nga burime brenda policisë së qarkut të Elbasanit se ishte shoqëruar në komisariat kandidatja për deputete nga radhët e LSI-së Mimoza Trimi.

Por znj.Trimi me anë të një deklarate për media e ka përgënjeshtruar lajmin duke e quajtur informacion të rremë.

“Përgënjeshtroj absolutisht këtë lajm të pavërtetë! Do të merren organet kompetente për këtë shpifje dhe unë që sonte do bëj denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm teë pavërtete!

te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë mimoza trimi kam bërë këtë veprim! Dua video fakte sepse nuk lejoj askënd të më prishë imazhin sepse ndjejnë humbjen!”, deklaron trimi.

Edhe në një komunikim me mediat, Trimi tha se “unë kam ardhur vetë të bëj denoncim në komisariat jo që më kanë shoqëruar në komisariat. kjo është shpifje për të përbaltur figurën time se ne jemi fitues dhe këta nuk kanë cfarë të na bëjnë. unë jam zonjë e nderuar e këtij qyteti”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *