Vendosni fjalën kyçe....

Kandidatja e LSI-së në Elbasan kapet me para në makinë, dyshohet se shpërndante para në këmbim të votës


Kandidatja e LSI-së në qarkun e Elbasanit Mimoza Trimi është shoqëruar në Policinë e Elbasanit pasi dyshohet se po shpërndante para në këmbim të votës.

ABC-News raporton se në automjetin e saj janë gjetur disa kartëmonedha parash. Në foton e shpërndarë nga ABC News shihen disa kartëmonedha prerje 1 mijë lekë në kroskotin e makinës.

Policia ka sekuestruar automjetin në momentin e ndalimit në zonën e Rrapishtes, në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia dhe as nga LSI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *