Vendosni fjalën kyçe....

PD-Dakos: Po e shtyn arrestimin por koha po punon kundër teje


Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza të forta ndaj kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dakos. Deputetja e PD Lindita Metaliaj tha se duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij.

DEKLARATË E PLOTË

Pas zgjedhjeve te vitit të kaluar, vëzhguesit ndërkombëtarë pranuan blerjen e votave, kërcënimin dhe intimidimin e votuesve. Pas daljes në dritë dosjes 339, askush nuk mund ta mohojë këtë.
Përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje.

Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike.

Ky është krim elektoral dhe ky krim elektoral duhet të ndëshkohet!
Për bashkëpunimin me krimin e organizuar në Durrës dhe blerjen e votave në shkëmbim të favoreve, Vangjush Dako meriton të shkojë në burg!

Duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij!

Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, por nuk ka për të funksionuar!

Të vërtetat e dosjes 339 për masakrën elektorale dhe pushtetin e blerë përmes bandave nuk mund t’i mbulojnë as kërcënimet e propaganda e Edi Ramës, as heshtja e Vangjush Dakos!
Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!​