Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e të miturit protestojnë në paraburgimin e Vlorës, kërkojnë dënim maksimal ndaj autorit të dënuar


Familjarët e të miturit që u vra në Fier disa ditë më parë ditën e sotme kanë protestuar përpara ambienteve të paraburgimit në Vlorë ku mbahet autori i dënuar Klodian Çalamani për ngjarjen.

Familjarët kanë kërkuar drejtësi dhe prej ditësh kërkojnë dënim kapital për të arrestuarin.

Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne.”, tha nëna.

Familjarët kanë tentuar të hipin në kangjellat e paraburgimit ndërsa policia përpiqet të shpërndajë të grumbulluarit.