Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në zyrën elektorale në Kavajë, policia: Kemi identifikuar autorin e dyshuar


Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku një person është plagosur me armë në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet.

27-vjeçari me iniciale B.O është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia në njoftim thotë se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarje dhe po punon për kapjen e tij.

Autori i dyshuar është shtetasi Ndriçim Jonuzi me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Plagosi me armë zjarri 27-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *