Vendosni fjalën kyçe....

Biden përballet me një tjetër padi për urdhrin e tij të vaksinimit


Administrata Joe Biden po përballet me një tjetër padi nga një sërë shtetesh mbi urdhrin e vaksinës Covid-19, këtë herë duke sfiduar kërkesën e presidentit që 17 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor të vaksinohen.

Dhjetë shtete, duke përfshirë një të udhëhequr nga një guvernator demokrat, ngritën padi të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të SHBA në St. Louis, duke pretenduar se urdhri shkel amendamente të shumta kushtetuese.

Missouri është paditësi kryesor ndërsa shtetet që i janë bashkuar padisë janë Nebraska, Arkansas, Kansas, Iowa, Wyoming, Alaska, Dakota e Jugut, Dakota e Veriut dhe New Hampshire.

“Fatkeqësisht, me këtë urdhër të fundit nga administrata Biden, heronjtë e kujdesit shëndetësor të vitit të kaluar po kthehen në të papunët e këtij viti”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

Urdhri në fjalë prek shumicën e industrisë së kujdesit shëndetësor në SHBA, sepse mbulon 76,000 personat që marrin para nga programet masive të vendit Medicare dhe Medicaid.

Ndryshe nga rregullat që mbulojnë të gjitha bizneset me 100 ose më shumë punonjës, kërkesat për sektorin e kujdesit shëndetësor, të lëshuara javën e kaluar nga Qendrat për Shërbimet e Medicare & Medicaid (CMS) – nuk u japin punonjësve mundësinë që të bëjnë teste çdo javë për të vërtetuar se ata nuk kanë Covid-19.

“Urdhri kërcënon të përkeqësojë mungesat tashmë të mëdha në personelin e kujdesit shëndetësor duke i detyruar spitalet e vogla rurale të largojnë punëtorët e tyre të pavaksinuar,” thuhet në padi.

“Kjo, nga ana tjetër, do t’i detyrojë ato spitale të mbyllin divizione të caktuara, të anulojnë shërbime të caktuara ose të mbyllën krejtësisht,” vijon padia.

Shtetet dhe bizneset kanë paditur qeverinë federale për aspekte të shumta të urdhrit të vaksinës së Presidentit Biden. Një Gjykatë Federale e Apelit javën e kaluar ngriu përkohësisht urdhrin që mbulonte punëdhënësit privatë, duke thënë se kishte ‘çështje të rënda statutore dhe kushtetuese’ që bien ndesh me urdhrin.

Megjithatë, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë të hënën u tha bizneseve që të injorojnë vendimin ligjor dhe të ecin përpara me vaksinimet.