Vendosni fjalën kyçe....

“Perëndimit të ndëshkojë urrejtjen ndaj myslimanëve siç dënon mohimin e Holokaustit” – Reagimi i Pakistanit pas trazirave anti-franceze në vend


Kryeministri pakistanez Imran Khan u ka kërkuar kombeve perëndimore të kriminalizojnë urrejtjen kundër myslimanëve me ‘të njëjtat standarde’ që zbatohen për mohimin e Holokaustit, midis një valë trazirash anti-franceze në vendin e tij.

Duke shkruar në Tëitter, Khan nxiti qeveritë perëndimore ‘të cilët kanë nxjerrë jashtë ligjit çdo koment negativ mbi Holokaustin të përdorin të njëjtat standarde për të penalizuar ata që përhapin qëllimisht mesazhin e tyre të urrejtjes kundër muslimanëve duke abuzuar Profetin tonë’.

Kryeministri kritikoi ‘politikanët e ekstremit të djathtë’ në Perëndim të cilët përhapën urrejtje kundër myslimanëve ‘nën maskën e lirisë së fjalës’.

Vërejtjet e Khan erdhën pasi qeveria e tij ndaloi të enjten partinë radikale Tehreek-e-Lebbaik (TLP) për nxitjen e trazirave anti-franceze në të gjithë vendin. Një deklaratë nga qeveria pakistaneze tha se TLP po përfshihej në listën e terrorizmit, duke prishur paqen dhe ‘duke krijuar anarki’. Udhëheqësi i TLP-së Saad Rizvi u arrestua.

Protestat shpërthyen pasi Presidenti francez Emmanuel Macron mori një qëndrim të fortë për të mbrojtur sekularizmin e kombit. Ai argumentoi se e drejta për të botuar karikaturat e profetit Muhamedit – e cila konsiderohet blasfemuese në Islam – mbrohet nën lirinë e fjalës.

Në të njëjtën kohë, mohimi i Holokaustit në Francë u bë i paligjshëm në vitin 1990 në Francë sipas të ashtuquajturit ‘Akti Gayssot’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *