Vendosni fjalën kyçe....

Atalanta mund Juventusin e i rrëmben vendin e tretë, bardhezinjë sërish në telashe


Atalanta ka mundur Juventusin në fushën e saj duke i rrëmbyer vendin e tretë në renditje.

Ekipi vendas po bën një tjetër sezon të mirë dhe shtatë javë nga fundi është në pozita të mira për të siguruar pjesëmarrjen në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve. Rrezikon Juventusi që pas humbjes sot e sheh veten vetëm tre pikë më shumë se Napoli.

Ekipi i Andrea Pirlos ka bërë një sezon të dobët pas një dominimi të gjatë në kampionatin italian megjithatë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është detyrim për bardhezinjtë që duhet të bëjnë kujdes në ndeshjet e mbetura.

Në ndeshjen tjetër të pasdites Lacio arriti një fitore 5-3 ndaj Beneventos duke ruajtur vendin e gjashtë që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Europës sezonin që vjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *