Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje e dëme nga stuhia në SHBA, humbin jetën katër persona


Të paktën 4 persona humbën jetën si pasojë e stuhisë që goditi lindjen e Shteteve të Bashkuara, duke sjellë ndërprerje të energjisë, përmbytje dhe vonesa të fluturimeve.

Një grua vdiq nga përmbytjet në rrethinat e Charleston të Karolinës së Jugut dhe gjithashtu edhe tre persona të tjerë në shtetet verilindore teksa stuhia u zhvendos drejt Kanadasë.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta lanë më shumë se 600 mijë persona pa energji në bregun lindor, ndërsa shumë akse rrugore u bllokuan nga prezenca e ujit.

Erërat e forta dhe shiu vështirësuan funksionimin normal të linjave ajrore, duke shkaktuar më shumë se 4,900 fluturime të vonuara dhe 500 të anuluara. Aeroportet më të prekura ishin në zonat e Bostonit dhe Nju Jorkut.