Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni pohon videon e gjashtë UFO-ve që fluturuan mbi anijet luftarake në vitin 2019: S’e dimë çfarë ishin


Pentagoni ka konfirmuar se një sërë imazhesh dhe videosh që tregojnë objekte të paidentifikuara fluturuese që gumëzhinin mbi anijet luftarake të Marinës në brigjet e Kalifornisë në vitin 2019  ‘u kapën’ nga personeli.

Fotot u zbuluan nga një hetim i Pentagonit mbi UFO-të nga Task Force UAP, e cila ka mbledhur prova për një raport për Kongresin që do të pritet në Qershor, sipas Mystery Wire.

Imazhet, të cilat u morën nga prodhuesi i filmit Jeremy Corbell, tregojnë objekte të paidentifikuara që fluturojnë mbi katër anije luftarake amerikane, përfshirë destrojerin ‘USS Kidd Navy’, në 2019.

Një nga imazhet duket të jetë një objekt në formë piramide, ndërsa të tjerët mendohej se ishin dronë ose balona; megjithatë, Flota Detare i ka renditur ato si të panjohura.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Pentagonit i tha Mystery Wire: “Unë mund të pohoj që fotografitë dhe videot e referuara janë marrë nga personeli i Marinës. UAPTF i ka përfshirë këto incidente në hetimet e tyre të vazhdueshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *