Vendosni fjalën kyçe....

Zelanda e Re planifikon të ndalojë blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas vitit 2004


Zelanda e Re po kërkon të ndalojë blerjen e duhanit për këdo që ka lindur pas vitit 2004. Kjo masë është pjesë e një morie propozimesh që po konsiderohen nga parlamenti i Zelandës së Re në përputhje me qëllimin për të ndaluar duhanin deri në vitin 2025.

Nëse ligjet e reja miratohen do të ketë një rritje graduale të moshës së ligjshme të pirjes së duhanit, filtrat në cigare do të ndalohen, duhani nuk do të lejohet më të shitet jashtë dyqaneve të specializuara mbi 18-vjeç dhe sasia e nikotinës në duhan duhet të jetë ulur.

Siç shkruan Daily Mail, Zelanda e Re ka një popullsi prej rreth pesë milion njerëzish dhe vlerësohet se rreth 500 mijë prej tyre ose thënë ndryshe një në 10 persona pi duhan çdo ditë.

“Rreth 4500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga duhani, dhe ne duhet të bëjmë përparim të përshpejtuar që të jemi në gjendje ta arrijmë atë qëllim (të jemi pa tym deri në vitin 2025).”– tha Ministrja e Shëndetësisë e Asociuar e Zelandës së Re, Dr Ayesha Verrall.

Verrall thotë se një ‘brez pa duhan’ mund të bëhet realitet nëse shitja e duhanit bëhet e jashtëligjshme për njerëzit më të rinj se 18 vjeç nga viti 2022.

Kjo do të nënkuptojë se kushdo që ka lindur pas vitit 2004 nuk do të jetë në gjendje të blejë legalisht duhan.

“Në mënyrë efektive mund të rrisë moshën e përdorimit të duhanit me dy vjet, pesë vjet, apo më shumë, në një moshë ku marrja e duhanit është shumë më pak e mundshme.”– tha Dr Verrall.

Por jo të gjithë janë në favor të kësaj mase ‘ekstreme‘.

Partia politike e krahut të djathtë ACT tha se një nga kufizimet që po diskutohet – ulja e sasisë së nikotinës në cigare – mund t’i kushtojë duhanpirësve të klasës punëtore shumë para pasi atyre do t’u duhej të blinin më shumë në mënyrë që të merrnin të njëjtin sasi nikotine.

“Ekziston edhe një argument i fortë se kjo do të nxisë shitjen e duhanit me nikotinë të lartë në tregun e zi, duke i shtyrë ata që janë të varur nga cigarja të kthehen në krim për të ushqyer zakonin e tyre.”– tha zëdhënësja e zhvillimit social dhe fëmijëve të ACT-së, Karen Chhour.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *