Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për mashtrim ndaj përdoruesve me mbledhjen e të dhënave, Australia në gjyq me Google


Gjykata federale e Australisë zbuloi se Google ka mashtruar konsumatorët duke mbledhur të dhënat personale të vendndodhjes nëpërmjet telefonave android, sipas rregullatorit të konkurrencës në vend.  Gjiganti i teknologjisë është përfshirë në një betejë ligjore me vendin gjatë muajve të fundit, ndërkohë që Qeveria kaloi një ligj për bërë që Google dhe Facebook të paguajnë kompanitë mediatike për përmbajtjtet tek platformat e tyre.

Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit, theksoi se sipas gjykatës, Google ka pranuar gabimish se mund të bledhë vetëm informacion nga historiku i venddhodhjes tek pajisjet e përdoruesve mes Janarit 2017 dhe Dhjetorit 2018.  Një “setting” për të kontrolluar ëeb-in dhe aktivitetin e aplikacionit, kur nidzet, lejon gjithashtu Google që të mbledhë, ruajë dhe përdorë të dhënat.

Sipas autoritetit të konkurencës, ky “setting” ndizej vetë tek aparatet.  Një zëdhënës i google deklaroi se kompania nuk ështëdakord me zbulimet dhe do rishikojë opsionet, përfshirë një apelim të mundshëm.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *