Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 7500 policë do jenë në terren për zgjedhjet e 25 prillit


Më shumë se 7500 policë do jenë në terren teksa vendi po i afrohet datës së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Ata do marrin në mbrojtje objektet ku ndodhen komisionet zonale zgjedhore, qendrat e numërimit të votave dhe materialet e votimit.

Po kështu policia do ngrejë një regjistër ku do shënohet çdo vepër penale që ka të bëjë me zgjedhjet. Pjesë e këtyre trupave nuk do jenë policët që kanë më pak se katër muaj përvojë, komandot apo policia kriminale.

Deri në 150 metra larg qendrave të votimit nuk do lejohen grumbullime qytetarësh dhe as prania e policisë. Përjashtim bëjnë rastet ku kjo do kërkohet nga administrata e zgjedhjeve.

Efektivët që do përfshihen në këtë proces do kenë uniformën përkatëse, armatimin si dhe një mjet identifikimi me të dhënat e emër mbiemër dhe kujt komisariati i përket.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *