Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti në Nepal vret të paktën 37 persona


Një tërmet në Nepal ka vrarë 37 persona, ndërsa sipas zyrtarëve  më shumë vdekje pritet të konfirmohen.

Tërmeti me magnitudë 6.4 goditi perëndim të vendit pasi shumë njerëz ishin në gjumë të premten mbrëma.

Dëshmitarët thanë se shkaktoi shembjen e shtëpive dhe komunikimet me shumë fshatra thuhet se ishin ndërprerë.

Tërmeti goditi në orën 23:47 (6:02 pasdite GMT) në rrethin Jajarkot të provincës Karnali – 310 milje (500 km) në perëndim të kryeqytetit Katmandu.

Pamjet e mediave lokale treguan shtëpi të rrënuara, përcjell Skynews.

“Shtëpitë janë shembur. Njerëzit dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre. Unë jam jashtë në turmën e banorëve të tmerruar. Ne po përpiqemi të gjejmë detaje të dëmeve,” tha një zyrtar i policisë.

Lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu dhe Nju Delhi në Indi, sipas dëshmitarëve.

Të paktën 20 njerëz u vranë në rrethin Rukum, tha zyrtari i policisë Narvaraj Bhattarai, ndërsa 17 të tjerë u konfirmuan të vdekur në Jajarkot, sipas zyrtarit qeveritar Harish Chandra Sharma.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 11.1 milje (17.9 km).

Tërmetet janë të zakonshme në Nepal, ku një më të fuqishmit me magnitudë 7.8 në vitin 2015 vrau rreth 9000 njerëz dhe dëmtoi rreth një milion struktura.