Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ-së: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri


Një javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka njoftuar se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe të vendit.

Në një postim në “Twitter”, ai thotë se sot mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.”- shkruan Celibashi.

Ndërkohë priten fletët e votimit edhe për 6 qarqet e tjera. Më 25 Prill qytetarët do të votojnë me numra. Krahas partive politike apo koalicioneve, ata do të mund të vendosin kryq ose plus tek një nga numrat e kandidatëve për deputetë që preferojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *