Vendosni fjalën kyçe....

Trupat amerikane do të largohen nga Afganistani më 11 Shtator


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden do të njoftojë se trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, shkruan BBC.

Kështu Shtetet e Bashkuara do të humbin afatin e muajit Maj për një tërheqje të rënë dakord me Talibanët nga administrata e ish-presidentit Trump vitin e kaluar.

Afati i ri do të përkojë me 20 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit në SHBA në vitin 2001.

Biden kishte thënë edhe më parë se afati i 1 Majit do të ishte i vështirë për t’u përmbushur.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë se Talibanët, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet për të zvogëluar dhunën.

Talibanët janë paralajmëruar se nëse ata sulmojnë trupat amerikane gjatë fazës së tërheqjes, ata “do të përballen me një përgjigje të fuqishme”, tha një zyrtar i lartë i administratës i cili po informonte gazetarët.

Biden kishte vendosur që një tërheqje e nxituar që do të vinte në rrezik forcat amerikane nuk do të zbatohej. Biden pritet ta bëjë këtë njoftim vetë të mërkurën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *