Vendosni fjalën kyçe....

Stuhi të fuqishme në Mozambik, dyshohet për 1000 viktima


Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, ka thënë se rreth 1000 persona mund të kenë vdekur nga cikloni i fuqishëm që e ka goditur vendin e tij dhe disa shtete tjera në juglindje të Afrikës.

Gjendja e jashtëzakonshme e motit në shtetin që ndodhet në pjesën juglindore të Afrikës ka bërë që të ketë rrëshqitje dheu në qytetin Beira, ndërsa erërat e kanë arritur shpejtësinë prej 177 kilometrash në orë.

Zyrtarisht, autoritetet thonë se 84 persona janë konfirmuar të vdekur nga vërshimet dhe erërat e forta, të cilat i kanë shkatërruar shtëpitë dhe ua kanë hequr pullazet ndërtesave të larta.

Gjatë një vizite në Beira, presidenti Nyusi tha se ky ciklon ka pasur ndikim shkatërrues, duke shtuar se ai personalisht ka parë trupa të njerëzve mbi sipërfaqen e ujit të vërshimeve.

Kryqi i Kuq ka thënë se këto vërshime janë masive dhe të tmerrshme. Sipas tyre, shumë njerëz janë shpëtuar përderisa kanë qenë duke qëndruar në drunj.

Moti i lig i ka përfshirë edhe disa shtete tjera afrikane. Në Zimbabve, e cila kufizohet me Mozambikun, më shumë se 80 njerëz kanë vdekur nga vërshimet. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit në këtë shtet.

Përndryshe, më shumë se 1500 persona janë lënduar në Mozambik për shkak të rrëzimit të drunjve dhe pjesëve të pullazeve, shkruan “BBC.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *