Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Paskuqani: Do bëjmë rivlerësim të dëmeve të tërmetit


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, vizitoi ditën e sotme në Paskuqan një familje, shtëpia e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti i viti 2019.

Basha u premtoi se do bëjnë transparencë me fondet e tërmetit dhe një vlerësim transparent.

Më tej kryedemokrati tha se do bëjë rivlerësim të dëmeve të tërmetit për banesat e prekura.

Në qoftë se me 25 prill nuk ka ndryshim, mos mendo që atë që se bënë dot për një vit apo për 8 vite, do ta bëjnë për 4 vite ata. E para e punës, do të bëjmë vlerësim transparent sa herë që ju kanë rënë në qafë. E dyta, për familjet si tuajat, paratë në dorë sipas vlerësimit transparent se s’ka nevojë të bëhet tender për shtëpinë tënde.  Dhe e treta, do të garantojmë përshpejtimin e rindërtimit kudo që ka ndodh, në fshat dhe në qytet.

Kështu që unë ju kuptoj shumë mirë. Dhe ne do të bëjmë vlerësimin transparent dhe rivlerësimin, atëherë kur iu kanë rënë në qafë njerëzve dhe do të bëjmë përshpejtimin e procesit të rindërtimit, sepse interesi jonë nuk do të jetë të mbushim xhepat e pushtetarëve. E ke parë se kush i ka marrë tenderët e rindërtimit? Gjithë vëllezërit dhe kushërinjtë e pushtetarëve. Interesi jonë do të jetë që gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti. Interesi jonë do të jetë që të gjithë shqiptarët, gjithë familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti brenda kohës më të shkurtër të keni banesat e tyre më të reja. Ata që i kanë private apo në zona në fshat do t’i japim drejtpërdrejt  paratë që meritojnë për ndërtimin e banesës dhe nuk do të bëjmë burokracira. Juve ju ra një fatkeqësi natyrore. Shteti pas 25 Prillit do të zhduk çdo burokraci, do të ekspozoj dhe do të çoj para ligjit çdo zyrtar që ka bërë  korrupsion me rindërtimin, do vlerësoj çdo dëm ashtu siç është realisht se kam shumë denoncime që e kanë bërë DS1, DS5 dhe do mundësoj përshpejtimin dhe  përfundimin në kohë rekord  të rindërtimit.

Ne vijmë me një plan konkret për t’ju ndihmuar, në radhë të parë për t’ju ardhur në ndihmë emergjente ju që jeni edhe pa punë edhe pa shtëpi. Në radhë të dytë për të krijuar kushtet ekonomike që të keni punësim e të keni të ardhura normale, për të siguruar mbijetesën, mundësisht një normalitet për ju dhe për fëmijët tuaj. Dhe e treta për ti hapur një perspektivë fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi edhe të arsimohen edhe të kenë vende pune kur të rriten. Me ne goca jote, fëmijët e tu dhe fëmijët e çdo shqiptari do të shkojnë atje ku duan të studiojnë pavarësisht prej pamundësive tuaja ekonomike. Ne e kemi bërë planin. E para e punës që tarifat për familjet që  kanë më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj të ardhura do të jenë të paguara nga shteti. E dyta, për ata që janë në vështirësi ekstreme ekonomike do t’ju paguhet edhe një bursë, pra bursa sociale për 5000 studentë në vit.  Dhe në këtë mënyrë as fëmijët tuaj dhe as fëmijët e asnjë familje që duan të studiojnë por që familja s’ka mundësi t’i mbështetë nuk do ngelen pa studiuar” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *