Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë të infektuar nga ceremonia e gjyqtares Barret – Frikë se po përhapet koronavirusi tek ekipi i Trumpit (FOTO)


Shtatë persona që morën pjesë javën e kaluar në emërimin e gjyqtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë, tani kanë dalë pozitivë për COVID-19. Mes tyre edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe gruaja e tij Melania Trump.

Kjo ka ngritur shqetësime se koronavirusi mund të jetë përhapur akoma më shumë mes të pranishmëve dhe mbi të gjitha tek ekipi i presidentit Trump.

Rreth 100 zyrtarë ishin mbledhur më 26 shtator për emërimin e gjyqtares, shumë prej të cilëve nuk mbanin maska në fytyrë dhe të gjithë ishin të ulur afër njëri-tjetrit.

Të pranishmit u fotografuan duke u përqafuar, duke shtrënguar duart dhe duke biseduar pa maska ​​për fytyrën.
Një javë pas këtij eventi u konfirmuan me koronavirus: Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, këshilltaret Hope Hicks dhe Kellyanne Conway, dy senatorët Mike Lee nga Utah dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut, si dhe presidenti i universitetit të Notre Dame, John Jenkins.

Shumë prej figurave të tjera të profilit të lartë që morën pjesë në këtë event, ende nuk kanë marrë përgjigjen përfundimtare se nuk janë të infektuar.

Midis tyre janë prokurori i përgjithshëm Bill Barr, ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie dhe Laura Ingraham, drejtuesja e Fox News.

Të gjithë këta u panë pranë personave të infektuar dhe ende nuk kanë konfirmuar rezultatet e tyre negative të testit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *