Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mandatin e tretë s’e dua për vete, numrat e telefonit s’i përdorim për të kërkuar vota po për të zgjidhur problemet


Kryeministri Rama ka përsëritur sot se mandatin e tretë nuk e do për vete po për Shqipërinë.

Gjatë një takimi në Cërrik, kreu i qeverisë theksoi se nuk ua kthen kurrë kurrizin njerëzve dhe e ka shëtitur mbarë vendin.

“Mandati i tretë i PS, nuk është për mua, personalisht, por për Shqipërinë. Nuk është për mua personalisht, është për të gjitha ato gjëra që edhe unë njësoj si ju i di shumë mirë, janë shqetësimet tuaja,. hallet e problemet tuaja. Mes shumë të metave të mia, nuk e kam pasur dhe se kam të metën që t’i kthej kurrizin njerëzve. Jam kryeministri që e kam shëtitur Shqipërinë për punë më shumë se të gjithë kryeministrat e marrë së bashkë në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht ka shumë të drejta që nuk janë gjetur akoma. Kanë dështuar, por sa janë ata sot që falë kontaktit direkt, me shtetin, përmes telefonit, kompjuterit kanë marrë shërbimin.” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se qeveria e tij nuk i përdor telefonat për të pyetur qytetarët se për kë do votojnë po për për të zgjjidhur problemet.

Po kështu Rama tha se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të realizuar ndryshimet e premtuara duke qenë se mandatin e parë ka pasur në bashkëqeverisje edhe LSI-në.

“Dua që e gjithë marrëdhënia e qytetarit e shtetit të bëhet përmes telefonit. Nuk i përdorim telefonat me kë je, hajde voto për ne, por duam që të funksionojë për të zgjidhur problemet. Ka shumë për të bërë, kemi bërë shumë, do të bëjmë edhe më shumë. Nuk do të lejojmë që ata që kemi ngritur me mund të bëhen. Ne do të bëjmë më shumë përfshirë dhe vitet e mandateve tona. Na thonë dy mandate, por kemi pasur 1 mandat e pak, por më pas kemi hyrë në luftë, me dy fronte, që mund të rrëzonin një elefant. Ne po fitojmë mbi të dyja këto sfida, nëse ka një forcë që i fiton këto sfida, është vetëm Partia Socialiste, të tjerët ta harrojnë.” – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *