Vendosni fjalën kyçe....

Arrestime, heqje patente e rreth 4 mijë gjoba, aksioni i Policisë Rrugore në fundjavë


15 drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin gjatë fundjavës. 9 prej tyre janë prangosur pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ndërsa 6 për drejtim mjeti pa patentë.

135 leje drejtimi janë pezulluar, nga të cilat 103 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Për sa u përket gjobave, gjatë fundjavë janë vënë 3734 të tillë për shkaqe të ndryshme si parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të makinës, shpejtësi mbi normat e lejuara e mospërdorim i rripit të sigurimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *