Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i trefishtë në Prishtinë-Podujevë, dy viktima dhe 9 të plagosur


Dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Prishtinë-Podujevë.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediet, bën me dije se aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 9:30.

Tri automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të lënduar nëntë të tjerë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”– thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.