Vendosni fjalën kyçe....

“Trupat franceze vranë 33 militantë në Mali” – Deklarata e Macron gjatë vizitës në Afrikë


Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në një operacion në Mali, sipas presidentit Emmanuel Macron.

Macron e bëri njoftimin gjatw një vizite në Bregun e Fildishtë, ku ai përsëriti angazhimin e Francës për të luftuar xhihadistët në rajon.

Ajo vjen pak javë pasi 13 trupa franceze vdiqën në një përplasje me helikopterë në Mali, në humbjen më të madhe brenda një dite për ushtrinë e saj që nga vitet ’80. Mijëra trupa franceze janë vendosur në Mali që nga viti 2013.

Përfshirja e Parisit erdhi pasi militantët islamikë pushtuan pjesët e veriut tw vendit afrikan. Me ndihmën e Francës, ushtria e Malit ka rikuperuar territorin, por pasiguria vazhdon dhe dhuna është përhapur në vendet fqinje.

Rreth 4500 trupa franceze shërbejnë si pjesë e Operacionit Barkhane në mbështetje të forcave të Malit, Mauritanisë, Nigerisë, Burkina Fasos dhe Çadit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *